U përpoq ta godiste Doarsa Kicën në "Facebook", Peci rrëshqet në gabim drejtshkrimor në një fjali të vetme
Ministri i Bujqësisë i Kosovës dhe anëtari i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka rrëshqitur në një gabim drejtshkrimor në postimin e tij në një fjali në “Facebook”.
Në atë që duket si goditje ndaj largimit të deputetes Doarsa Kica nga Lista “Guxo” e anëtarësimit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ministri Peci shkroi: “Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë.”
Peci e ka përdorur gabimisht trajtën e shkurtër të përemrave vetorë të numrit njëjës, “i”, në fjalinë ku folja i referohet përemrit vetor në numrin shumës, “atyre”.
Në këtë rast, Peci do të duhej ta përdorte trajtën e shkurtër “u”. Fjalia e tij duhet të shkruhet: ““Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, u bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë.”/Nacionale