VV-ja nuk i mori 80 deputetët siç pretendonte Kurti, a do të ketë sërish zgjedhje në vjeshtë? - NACIONALE

VV-ja nuk i mori 80 deputetët siç pretendonte Kurti, a do të ketë sërish zgjedhje në vjeshtë?

2 orë më parë

nga NACIONALE

Rezultati e zgjedhjeve të 7 qershorit nuk ia ka dhënë asnjë partia shumicën për t`i formuar e vetme të gjitha institucionet.

Për themelimin e institucioneve të reja duhet koalicion në mes të partive shqiptare dhe atyre të minoriteve. Derisa për partinë fituese të këtyre zgjedhje konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë duket më i lehtë, zgjedhja e presidentit shihet përsëri shumë problematike.

Meqenëse për këtë çështje vendi shkoi në zgjedhje në fillim të këtij muaj, ende partitë politike nuk kanë dhënë ndonjë shpresë për zgjidhje për këtë cështje.

Ndonëse janë shprehur të gatshme për komunikim, askush prej partive nuk ka ofruar diçka konkrete në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Kjo e ka bërë që mundësia e zgjedhjeve të reja të mos përjashtohet.

Në fakt, një gjë të tillë lideri i VV-së, Albin Kurti, e kishte paralajmëruar para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai kishte thënë se nëse VV-ja nuk i merr 80 deputet, vendi sërish mund të shkojë në zgjedhje në vjeshtë ose në dimër.

Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a në dimër”, kishte thënë Kurti.

Kurse dje, përmes një video-adresimi, Kurti ka thënë se rezultati i zgjedhjeve 7 qershorit ka treguar se zgjedhjet ishin të panevojshme.

Ai ka bërë me dije se tash është koha që partitë të sillen në përputhje me vullnetin qytetarë.

I uroj të gjithë kandidatë që morën besimin qytetar për të qenë përfaqësues politik si deputetë të Kuvendit, sikurse uroj edhe subjektet opozitare për rezultatet e korrura. Ky rezultat zgjedhor, dëshmon atë që e thamë para se të hynim në këtë proces, se zgjedhjet ishin të panevojshme dhe prej tyre nuk erdhi ndonjë rezultat aq ndryshe nga zgjedhjet paraprake. Tash është koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur në zgjedhje dhe rezultatin që ky proces ka prodhuar”, ka thënë ai, duke shtuar se janë në pritje te certifikimit të rezultateve për të filluar themelimin e institucioneve të reja.

Është jetike që sa më parë të kemi kuvend të konstituar, qeveri të re me mandat të plotë, dhe president apo presidente të zgjedhur. Presim certifikimin e zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar Kurti ndër të tjera.

Në anën tjetër, partitë që kanë qenë në opoitë nuk besojnë që Kurti është i interesuar për formimin e institucioneve të reja.

Kandidati për deputet i AAK-së, Avni Arifi, ka bërë me dije se VV-ja sërish dëshiron që vendin ta dërgojë në zgjedhje.

Ai ka deklaruar se prokupimi i partisë së Albin Kurtit janë zgjedhjet e reja, jo si me i ofruar vendit zgjidhje.

Është një nismë që në një formë apo tjetër na flet për përgatitje për zgjedhje të reja, jo për një zgjidhje”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Sipas tij, VV-ja dëshiron të ia lë fajin opozitës për zgjedhje të reja.

Çka e kanë preokupim është vetëm qysh me shku në zgjedhje me ia lanë fajin opozitës. Njëherë mas 28 shkurtit pagoi LDK-ja sepse (LVV) arriti me e bindë elektoratin që faji është i LDK-së, dhe pagoi LDK-ja me 28 dhjetor”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme