U.d. i drejtorit të Policisë viziton zyrtarët policorë në detyrë - NACIONALE

U.d. i drejtorit të Policisë viziton zyrtarët policorë në detyrë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, në natën e ndërrimit të motmoteve ka vizituar zyrtarët policorë në detyrë.

Këtë e konfirmoi vet institucioni respektiv përmes një komunikate.

"U.d. Drejtori Fehmi Hoti, në emër të Policisë së Kosovës ju uron të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e po ashtu të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendin, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë", u tha ndër të tjerash në këtë njoftim.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme