U akuzua për tradhti, Rusia dënon gazetarin Ivan Safronov me 22 vjet burg - NACIONALE

U akuzua për tradhti, Rusia dënon gazetarin Ivan Safronov me 22 vjet burg

3 javë më parë

nga Miranda Shala

Një gjykatë ruse e ka dënuar gazetarin Ivan Safronov me 22 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për tradhti, në një nga ndjekjet penale më të rëndësishme kundër një gazetari rus në dekada.

Safronov, një ish-korrespondent ushtarak për Kommersant dhe Vedomosti, u arrestua në vitin 2020 dhe u akuzua për zbulimin e informacionit të klasifikuar.

Avokatët e tij kanë thënë për agjencinë e lajmeve RIA Novosti se do të apelojnë vendimin.

Lajme të ngjashme