Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur
Rreth orës 20:15 të enjten në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku edhe si pasojë ka mbetur një person i plaguar i cili është dërguar për trajtim mjekësor, njoftoi Policia e Kosovës në një përgjigje me përshkrim për Nacionalen.
Policia kishte bllokuar rrugën me të mbërritur në vendin e ngjarjes, siç u njoftuam nga qytetarë të asaj zone.
Ndërkaq zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti na tregoi se “policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.