Trusti thotë se ka realizuar 312 milionë euro kthim nga investimet brenda gjashtë muajshit të parë të 2026-ës
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njoftoi se ka realizuar rreth 312 milionë euro kthim bruto nga investimet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Sipas Trustit, kjo është periudha më e suksesshme në historinë e fondit dhe "kthimi më i lartë i arritur ndonjëherë brenda një periudhe gjashtëmujore."
FKPK bëri të ditur se, nga 1 janari 2023 deri më 30 qershor 2026, ka akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet.