Trumpi thotë se sulmet e reja kundër Iranit nuk do të zgjatin shumë - NACIONALE

Trumpi thotë se sulmet e reja kundër Iranit nuk do të zgjatin shumë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën se fushata e përtërirë amerikane me veprime ushtarake kundër Iranit nuk do të zgjatin shumë pas shkëmbimit më të madh të zjarrit mes Teheranit dhe Uashingtonit nga korriku.

Trumpi u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se Irani po mundohej që të ndërtonte një raketë që lëshon mina dhe ShBA-ja e shkatërroi atë. Ai tha gjithashtu se Irani ishte duke punuar për rivendosjen e sistemeve të radarëve dhe raketave, të cilët po ashtu u vunë në shënjestër të sulmeve amerikane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne i eliminuam të gjitha pajisjet e reja që ata u munduan t’i ndërtonin përgjatë Ngushticës së Hormuzit, disa mbrojtëse, disa sulmuese... Ishte një sulm shumë i rëndë mbrëmë dhe ne jemi të përgatitur që të realizojmë një tjetër në çfarëdo kohe që dëshirojmë” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme