Trumpi thotë se ShBA-ja do të bëjë shumë marrëveshje me Irakun dhe do t’i marrë shumë naftë - NACIONALE

Trumpi thotë se ShBA-ja do të bëjë shumë marrëveshje me Irakun dhe do t’i marrë shumë naftë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën tha para gazetarëve, para një takimi me kryeministrin irakian, Ali al-Zaidi, se vendi i tij do të bëjë shumë marrëveshje me Irakun dhe se do të marrë shumë naftë nga ky vend.

“Iraku ka potencial të jashtëzakonshëm për shkak të naftës së vet... dhe ne do të bëjmë shumë marrëveshje. Do të krijojmë shumë vende pune për të dyja vendet dhe do të marrim shumë naftë” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, pa dhënë hollësi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Shumë naftë po del [jashtë Irakut] dhe këtë po e bëjnë kompanitë amerikane – kryesisht kompanitë amerikane tani” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme