Trumpi thotë se Irani përballet me “heqje koke”, nëse nuk bën marrëveshje - NACIONALE

Trumpi thotë se Irani përballet me “heqje koke”, nëse nuk bën marrëveshje

2 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën tha se Irani ballafaqohet me “heqje koke”, nëse nuk pajtohet për një pakt për përfundimin e konfliktit mes dy vendeve, duke thënë se Teherani ka edhe një mundësi të fundit për të bërë marrëveshje.

“Mendoj se ndoshta do të nxjerrim diçka, por dua t’u jap atyre secilën mundësi të fundit para heqjes së kokës” – tha ai, duke e përsëritur kërcënimin për nisjen e një sulmi domethënës ndaj Iranit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Më herët të hënën, pasi Irani tha se nuk po zhvilloheshin bisedime me Uashingtonin, Trumpi e kritikoi atë që e quajti udhëheqësi “tepër mashtruese” të Iranit.

Kur u pyet për statusin e bisedimeve, Trumpi para gazetarëve tha: “Ato po vazhdojnë si duhet tani.” Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se dy palët po bisedonin me kërkesë të Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit, si dhe të disa vendeve të tjera.

“Kjo është një mundësi e fundit për ta që të nënshkruajnë një dokument të mirë” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar Iranit.

Lajme të ngjashme