Trumpi thotë se agjentët e FBI-së ia bastisën shtëpinë në Florida - NACIONALE

Trumpi thotë se agjentët e FBI-së ia bastisën shtëpinë në Florida

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga Byroja Federale e Hetimeve – FBI dhe se agjentët kanë hapur një kasafortë.

Përmes një deklarate, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se rezidenca “Mar-a-Lago” iu “pushtua nga një grup i madh i agjentëve të FBI-së”.

Raportohet se bastisja ishte e lidhur me hetimet për trajtimin e letrave zyrtare nga ish-presidenti. Mediet amerikane raportojnë se bastisja është e lidhur me dokumentet që Trumpi mund t’i ketë dërguar në rezidencë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Avokatja e tij, Christina Bobb, tha se disa letra janë konfiskuar gjatë bastisjes. Vëzhgimi i ish-presidentit nga autoritetet e sigurisë po ndodh gjatë kohës kur ai po përgatitet për të garuar potencialisht në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Këto janë kohëra të errëta për kombin tonë”, thuhet në deklaratën e Trumpit. Ai tha se ka bashkëpunuar me të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare. “Bastisja e panjoftuar në shtëpinë time ishte e panevojshme ose jo e duhur”, tha ai.

Lajme të ngjashme