Putini konfirmon se Rusia e ka pranuar planin e ShBA-së për përfundimin e luftës - NACIONALE

Putini konfirmon se Rusia e ka pranuar planin e ShBA-së për përfundimin e luftës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij e ka pranuar planin amerikan për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë të Rusisë në Moskë, ai tha se propozimet e homologut amerikan ishin diskutuar fillimisht mes tyre në samitin e Alaskës në gusht.

Putini e përshkroi planin 28-pikësh si version “i modernizuar” i atyre diskutimeve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se i ka dhënë Ukrainës një ultimatum për t’i dhënë përgjigje planit të tij të paqes.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se afatet mund të shtyhen, nëse gjërat “shkojnë mirë”, por Shtëpia e Bardhë beson se 27 nëntori – Dita e Falënderimeve në ShBA – është “koha e duhur”, raporton televizioni BBC.

Kur u pyet për raportimet e njëjta – se ShBA-ja ka kërcënuar me ndërprerjen e mbështetjes me inteligjencë dhe armë për Ukrainën si pjesë e presionit për të bërë marrëveshje – një zyrtar amerikan tha:

“Ne nuk do t’i komentojmë para gazetarëve diskutimet e ndjeshme të paqes që mund të kenë ndodhur ose jo. Presidenti Trump është duke punuar me të dyja palët për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që është e mundshme, e cila ka vazhduar tashmë shumë gjatë, me tepër shumë vdekje të pakuptimta. Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë, nëse ai do të ishte president.”

Lajme të ngjashme