Trump thotë se ShBA-ja po zhvillon “diskutime shumë pozitive” me Iranin
Presidenti Donald Trump tha të dielën se përfaqësuesit e tij “po zhvillojnë diskutime shumë pozitive” me Iranin, ndërsa dy vendet po shkëmbejnë propozime për paqe.
“Jam plotësisht i informuar se përfaqësuesit e mi po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me vendin e Iranit dhe se këto diskutime mund të çojnë në diçka shumë pozitive për të gjithë,” tha ai në një postim në Truth Social.
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i tha CNN-it më herët gjatë ditës se “jemi në bisedime”, kur u pyet për gjendjen e diskutimeve me Iranin.