Trump kërcënon të vendosë tarifa kalimi në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshje - NACIONALE

Trump kërcënon të vendosë tarifa kalimi në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshje

3 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i ShBA-së Donald Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa kalimi në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Iranin, duke pretenduar se tarifat do të ishin “për shërbimet e kryera si Engjëlli Mbrojtës” ndaj Lindjes së Mesme.

“Nuk do të ketë ASNJË TARIFË KALIMI në Ngushticën e Hormuzit për 60 ditë gjatë periudhës së armëpushimit, dhe nuk do të ketë ASNJË TARIFË KALIMI pasi të ketë përfunduar periudha 60-ditore, përveçse nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast se marrëveshja nuk përmbyllet,” tha ai në një postim të së shtunës në Truth Social.

Ai shtoi se tarifat e kalimit do të ishin “për shërbimet e kryera si Engjëlli Mbrojtës ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, me qëllim rimbursimin e kostove të së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.”

Lajme të ngjashme