Tregjet amerikane bien para shpalljes së tarifave
Pasiguria rreth tarifave po shkakton trazira në tregjet amerikane. Indekset kryesore të tregut, S&P 500 dhe Nasdaq Composite, shënuan këtë javë performancën e tyre më të keqe tremujore që nga viti 2022.
Në hapjen e tregut, S&P 500 ra me 1%, Dow Jones Industrial Average ra me 0.82%, dhe Nasdaq Composite ra me 1.38%.
Trump ka thënë se tarifat që do të shpallë do ta çlirojnë vendin nga varësia ndaj mallrave të huaja.
Por investitorët nuk ka gjasa të "çlirohen" nga pasiguria e tarifave, thotë Vasu Menon, Drejtor Menaxhues për Strategjinë e Investimeve në OCBC Bank.
"Duke marrë parasysh mënyrën e veprimit të Trump deri tani, lajmet për tarifat kanë ardhur gradualisht, në faza, dhe me shumë kthesa e ndryshime – mund të shohim më shumë nga kjo edhe në javët e ardhshme," thotë Menon.