Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri - NACIONALE

Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Numër identik viktimash si në Kosovë.

Tre të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Nga 2.667 testime, 1.261 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1.352 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, gjithsej 442.

Në të gjithë vendin janë 9.175 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë.

Që nga shpërthimi i epidemisë, Shqipëria ka regjistruar 308.050 raste pozitive.

Prej tyre 295.340 sosh janë shëruar. 9.175 janë aktivë, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 3.535 pacientë.

Lajme të ngjashme