Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamionetë.
Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40.
“Sipas informatave fillestare, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet për kontrollin e autostradave kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit”, tha Hoxha për Klankosova.tv.
Ai nuk dha detaje më të hollësishme në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.