Tre astronautë amerikanë e një kozmonaut rus arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës - NACIONALE

Tre astronautë amerikanë e një kozmonaut rus arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Astronautët amerikanë, Matthew Dominic, Michael Barratt dhe Jeanette Epps, si dhe kozmonauti rus, Alexander Grebenkin, kanë arritur me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Katër anëtarët e ekuipazhit po e fillojnë qëndrimin e tyre gjashtëmujor në hapësirë. Ata u mirëpritën nga ekuipazhi prej shtatë anëtarësh, të cilët tashmë ndodheshin në stacion, raporton televizioni BBC.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ndodhet rreth 420 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Hapësira është njëra ndër fushat e pakta ku Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vazhdojnë që të bashkëpunojnë ngushtë, pavarësisht nga lufta në Ukrainë dhe qëndrimet e ndryshme për çështje të tjera globale.

Katër anëtarët e ekuipazhit të ri planifikojnë që të kryejnë eksperimente të ndryshme gjatë qëndrimit në hapësirë, përfshirë një për rritjen e kopjeve artificiale të organeve njerëzore në mjedis me gravitet të dobët – që nuk është e mundshme në Tokë.

Ekuipazhi ishte nisur nga Qendra Hapësinore “Kenedy” në Florida të ShBA-së në orën 04:53 të mëngjesit të hënën sipas zonës kohore të Kosovës.

Lajme të ngjashme