Trajkoviq: Kthimi i Radoiçiqit në Kosovë, mesazh për amerikanët - NACIONALE

Trajkoviq: Kthimi i Radoiçiqit në Kosovë, mesazh për amerikanët

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka folur lidhur me videon e publikuar nga Milan Radoiçiq, adresim ky nga një kodër e Leposaviqit.

Sipas Trajkoviqit, ai video-adresim ishte mesazh i qartë për amerikanët.

Pra, sipas saj, mesazhi ka të bëjë me atë se Vuçiqi, Lista Serbe dhe Radoiçiq e injorojnë vendimin e tyre për vënien në listë të zezë.

“Para së gjithash do të thosha se ky është një mesazh për administratën amerikane nga Milan Radoiçiq, njëkohësisht edhe nga shteti serb. Thjesht për atë se deklaratën e ka bërë Radoiçiq, dhe e shohim vazhdimisht se përfaqësuesit e qeverisë të Serbisë, por edhe Aleksandar Vuçiqi si president, në kontekstin më pozitiv, flasin për njeriun që u fut në listën amerikane të personave që akuzohen për krim, korrupsion, trafik droge dhe armësh. Pra, Vuçiq, Lista Serbe dhe Radoiçiq e injorojnë këtë vendim dhe kundërshtojnë vendosjen e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në atë listë si krimi më i rrezikshëm në rajon”, tha Trajkoviq për Novan, përkthyer nga Telegrafi.

Lajme të ngjashme