Trajkoviç: Kosova kishte mundësi që ta arrestonte Radojiçiqin, por dëshmia tij nuk i konvenon as Prishtinës as Beogradit - NACIONALE

Trajkoviç: Kosova kishte mundësi që ta arrestonte Radojiçiqin, por dëshmia tij nuk i konvenon as Prishtinës as Beogradit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar sot pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri, Xhelal Sveçla.

Trajkovic përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova ka pasur mundësi që ta arrestojë Radojiçiqin, por sipas saj dëshmia e tij do të ishte e papërshtatshme për elitat politike në Kosovë dhe njëjtë për ato të Serbisë.

Ajo tutje ka thënë se gjithçka që mbetet sot është “nxitja e frikës”.

Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të jetë pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë. Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tone.” – ka shkruar Trajkovic.

Lajme të ngjashme