Tragjike: 1-vjeçarja mbytet në një pishinë për fëmijë në Likoshan të Drenasit
Një 1-vjeçare dyshohet të ketë vdekur në një pishinë në Likoshan të Drenasit.
Siç raporton Sinjali, vajza e vogël ka humbur jetën në pishinën për fëmijë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, teksa ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Hetimet për rastin respektiv tashmë kanë filluar, ndërsa nuk dihen detaje të tjera.
Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.

