Totti: Nuk ka pendesa nëse Zaniolo largohet
Legjenda e Romës, Francesco Totti beson se nuk do ta ketë asnjë pendesë nëse Nicolo Zaniolon.
Italiani ka qenë i lidhur me kalimin te Juventus, por momentalisht nuk ka marrëveshje mes dy klubeve.
"Nuk ka pendesë fare, nëse ndodh e di që Roma do të transferojë një po aq të mirë", tha ai për "SiamoLaRoma".
Roma do të vazhdojë të dëgjojë oferta për Zaniolon, duke marrë parasysh se kanë ngecur në negociatat për rinovimin e kontratës.