Tomë Gashi thotë se nga sot është avokat i 11-vjeçares që u dhunua seksualisht - NACIONALE

Tomë Gashi thotë se nga sot është avokat i 11-vjeçares që u dhunua seksualisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi ka thënë se nga sot është përfaqësues juridik i 11 vjeçares që u dhunua seksualisht, për rastin e së cilës, fillimisht u arrestuan pesë persona, e më pas edhe gjashtë të tjerë.

Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se viktima ka dëshirë që t’i kthehet normalitetit.

“Nga sot une jam avokat -perfaqesues juridik i 11-te vjeçares V.M qe u keqtrajtua per te cilen dha doreheqje drejtori I Policise se Kosoves dhe u shkarkuan disa zyrtar. Ne kete rast jane duke u angazhuar shume institucione per ti ndihmuar asaj ,por sot e vertetova se po te mos kishte pasur neglizhence teper te madhe nuk ishin perseritur kurre raste te tilla”, tha ai.

Postimi i plotë i avokatit Gashi në Facebook:

Dukej si engjull me krahe te thyer.

Pavaresishte asaj çfare I bene, ajo kishte deshire te madhe qe ti kthehet normalitetit.

Nga sot une jam avokat -perfaqesues juridik i 11-te vjeçares V.M qe u keqtrajtua per te cilen dha doreheqje drejtori I Policise se Kosoves dhe u shkarkuan disa zyrtar.

Ne kete rast jane duke u angazhuar shume institucione per ti ndihmuar asaj ,por sot e vertetova se po te mos kishte pasur neglizhence teper te madhe nuk ishin perseritur kurre raste te tilla.

Secili qe ka femije te moshes 11 vjeçare e kupton se sa e dhimbshme eshte kjo.

Lufta ka perfunduar qe 23 vite. Te gjithe e dijme sa dhunues ishin forcat okupuese serbe. Fatkeqesishte shqiptarët e pa shpirte ende dhunojne.

Lajme të ngjashme