Tomë Gashi publikon një letër, pretendon se Martin Berishaj është gati të sqarohet para Prokurorisë
Avokati Tomë Gashi ka thënë se ka njoftuar Prokurorinë Speciale se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një aferë financiare, ëshë gati të sqarohet.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar një letër (si zakonisht me plot gabime drejtshkrimore), të cilën thotë se ia ka drejtuar Prokurorisë Speciale.
Edhe pas hulumtimit të publikuar mbrëmë në televizionin shtetëror të Sllovenisë, Gashi thotë se “Martini nuk ka çfarë të fshehë”.
Statusi i plotë:
Drejtesia nuk behet me presion.
Drejtesia behet me fakte.
Per ata qe gjithmone vonohen.
Une po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves duke njoftuar Prokurorine se z. Berishaj eshte ne Prishtine dhe se ne cdo moment ai eshte i gatshem per te dhene sqarime ne Prokurori.
Martini nuk ka se cfar te fshehe!