Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës, merr plagë të rënda - NACIONALE

Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës, merr plagë të rënda

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së shtunës në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa i dyshuari mbetet në arrati.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar dy plagë në shpinë, duke marrë lëndime edhe në organe vitale.

“Viktima sipas mjekëve ka pësuar dy plagë nga thika në shpinë”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe hetimet për identifikimin e të dyshuarit po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme