Theret me thikë një person në Fushë Kosovë
Një person është ther me thikë në Fushë Kosovë të mërkurën në mbrëmje.
Sipas policisë, viktima ishte sulmuar nga dy të dyshuar.
Raporti i plotë i PK-së:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Xhemajl Mustafa, Fushë Kosovë 20.07.2022 – 21:25. Viktima mashkull kosovar njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti nën hetime.