Thaçi jep intervistë nga Haga për gazetën gjermane FAZ, Martens thotë se ajo do të publikohet sonte - NACIONALE

Thaçi jep intervistë nga Haga për gazetën gjermane FAZ, Martens thotë se ajo do të publikohet sonte

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu për gazetën e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Gazetari Michael Martens, i cili e ka realizuar këtë intervistë, ka treguar disa nga pyetjet që ia ka shtruar Thaçit.

Në platformën e tij në “X”, ai ka treguar se intervista do të publikohet sonte.

“Pra, a ekziston rreziku që ky gjyq të shtrembërojë tablonë historike të asaj që ndodhi në Kosovë në vitet 1990, sepse për vëzhguesit sipërfaqësorë mund të ushqejë narrativën e rreme se ‘të dyja palët kanë kryer krime me peshë të barabartë’?”, ka shkruar Martens.

Kjo është intervista e tretë që ish-presidenti Thaçi ka realizuar nga Haga.

Intervistën e parë ai e kishte dhënë për gazetarin Berat Buzhala, e cila është publikuar në gazetën Nacionale, kurse intervistën e dytë e kishte dhënë për emisionin “Rubikon” me gazetarin Adriatik Kelmendi.

Lajme të ngjashme