Thaçi i del krah Selmanajt: Të kesh foto me personazhe të krimit, nuk të bën kriminel - NACIONALE

Thaçi i del krah Selmanajt: Të kesh foto me personazhe të krimit, nuk të bën kriminel

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Opinionisi Jusuf Thaçi i ka dal në mbrojtje deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt, pas kritikave ndaj këtij të fundit nga disa militantë e eksponentë të VV-së për foton me Prek Kodrën, i dyshuar për pjesëmarrje në krim.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Thaçi ka shtuar se të bësh fotografi me dikë që i përket botës së krimit nuk të bën kriminel, pasi e njëjta mund t'u ndodhë të gjithëve, në ambiente e situata të ndryshme.

"Kështu që nuk është mirë me i ra në qafë z. Driton Selmanaj veç pse ai është i fotografuar në një tavolinë me një njeri të botës së krimit. Nëse aty ka hapësirë për dyshim, kjo është punë e policisë dhe e prokurorisë, por qytetarët dhe mediat nuk kanë të drejtë të bëjnë gjyqësi publike në këto raste", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme