Tërmeti në Meksikë ndodhi menjëherë pas simulimit të alarmit të tërmetit - NACIONALE

Tërmeti në Meksikë ndodhi menjëherë pas simulimit të alarmit të tërmetit

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Një tërmet i fortë goditi Meksikën. Sipas sizmologëve meksikanë, magnituda është 7.4 ballë dhe epiqendra e tërmetit ishte në bregun e Paqësorit.

Tërmeti ndodhi më pak se një orë pas alarmit të tërmetit, duke shënuar përvjetorin e dy tërmeteve shkatërruese që ndodhën pesë dhe 32 vjet më parë në të njëjtën ditë, më 19 shtator.

"Nuk isha i sigurt nëse tërmeti ishte i vërtetë"

Humberto Garza qëndroi jashtë një restoranti në Mexico City, duke mbajtur djalin e tij tre vjeçar. Garza tha se alarmi i tërmetit ra aq shpejt pas simulimit vjetor sa ai nuk ishte i sigurt se ishte i vërtetë. “E kam dëgjuar alarmin, por ka rënë shumë larg”, tha ai.

Në Michoacán, epiqendra e tërmetit, ndodhën 168 pasgoditje të tjera më të vogla, njoftoi shërbimi sizmologjik meksikan. Pasgoditja më e fortë ishte me magnitudë 5.3 ballë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme