Tërmeti godet Afganistanin lindor, raportohet për 31 të lënduar - NACIONALE

Tërmeti godet Afganistanin lindor, raportohet për 31 të lënduar

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një zyrtar taleban ka njoftuar se një tërmet ka tronditur një zonë të thellë të Afganistani lindor, duke lënë të plafgosur të paktën 31 persona.

Kujtojmë se edhe muajin e kaluar vendi ishte goditur nga një tërmer i cili la të vrarë qindra persona duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Ndërsa, për tërmetin e së hënës, Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së tha se ishte me magnitudë 5.1 ballë.

Ndërkohë, drejtori taleban i agjenicë se lajmeve Bakhtar, Abdul Wahid Rayan, tha se tërmeti ka goditur dy rrethe të provincës lindore Paktika.

Ai bëri të ditur se në mes të të lënduarvve ka gra dhe fëmijë. Ndërsa, njoftoi për shkatërrimin e dhjetëra shtëpive të banimit.

Tërmeti më i fuqishëm i muajit të kaluar ndezi një krizë tjetër në vendin në vështirësi, duke nënvizuar më tej aftësitë dhe izolimin e talebanëve. Zyrtarët e OKB-së thanë në atë kohë se të vrarë nga tërmeti mbetën 770 njerëz, ndërsa talebanët thanë se numri i të vdekurve ishte 1,150.

Lajme të ngjashme