Zjarret në Britani djegin shtëpitë, i nxehti shkrin edhe rrugët
Në ditën kur temperaturat kanë arritur një rekord prej 40,2 gradë Celsius, në Anglinë jugore kanë shpërthyer zjarre të mëdha. Në Essex flakët janë duke djegur shtëpitë ndërsa nxehtësia ka bërë që të shkrihen edhe rrugët.
DailyMail raporton se fillimisht një zjarr i madh shpërtheu në Wennington, Essex, dhe duket se ka shkatërruar të paktën dy shtëpi, ndërsa zjarre të mëdha kanë shpërthyer gjithashtu në Upminster dhe përtej Thames në Dartford në Kent; në një ditë kur miliona njerëz punonin nga shtëpia.

Zjarre të mëdha janë raportuar edhe në Zennor pranë St Ives në Cornwall.

Britania nuk është i vetmi vend që po përballet me një nxehtësi të pazakontë. Edhe Amsterdami ka raportuar temperatura të larta që gjatë ditës mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.
Punonjësit e vendit tashmë kanë nisur të spërkasin me ujë disa ura mekanike mbi kanalet e qytetit holandez në mënyrë që të parandalojnë zgjerimin e metalit që mund të bllokojë trafikun e anijeve.