Tenton të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, i dyshuari kapet dhe kthehet në ndalim
Një person i arrestuar ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së hënës nga Stacioni Policor në Rahovec.
Menjëherë pas incidentit, patrullat policore kanë reaguar duke ndërmarrë veprime operative, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë sërish të dyshuarin.
Ai është kthyer në stacionin policor pa incidente të tjera.
“Rahovec 22.12.2025-21:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë në dhomat e ndalimit, me forcë ka hapur derën e dhomës se ndalimit dhe ka dalë nga stacionit policor për t’u arratisur. Patrullat policore kanë arritur ta arrestojnë të njëjtin dhe ta kthejnë përsëri në Stacion Policor. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor, i njëjti është kthyer në dhomën e ndalimit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.