Tensione në Komisionin për Shëndetësi, Zemaj- Kollçakut: Unë flas çka dua, jo si ju në VV me “digitron”
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili po merr pjesë në Komisionin për Shëndetësi, i ka kërkuar kryetarës së Komisionit, Fatmir Kollçakut që mos ta pengojë atë sa është duke folur.
Zemaj Kollçakun e cilësoi spekulante, duke i thënë se ai mund të flas çka dëshiron e jo si deputetët e Vetëvendosjes që flasin me “digitron”.
“Ti je spekulante, turp duhet me të ardhë. Po e lus deputeten Kollçaku të mos më pengojë në fjalim. Ti me pas ndërgjegje të bren sa duhet. Unë flas çka dua jo si ju me digitron në VV. Ka kaluar koha e inateve sepse mjekët po ikin çdo ditë sesa me javë bo qefet politike”, deklaroi Zemaj.
Në Komisionin për Shëndetësi po raporton kryetarja e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. e Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi.