Tejet nxehtë javën e ardhshme, temperaturat shkojnë deri në 36 gradë - NACIONALE

Tejet nxehtë javën e ardhshme, temperaturat shkojnë deri në 36 gradë

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot tejet të nxehtë.

Kështu të paktën ka raportuar sajti i specializuar për parashikim, "Prishtina Weather".

Sipas sajtit gjegjës, temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Të premtën ndërkaq, pritet që temperaturat të shkojnë në 36 gradë.

“Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet nga 13 gradë ditën e hënë, deri në 19, të premten. Temperaturat maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 28 gradë e 30, ndërsa deri të premten shënojnë rritje në 35-36 gradë celsius”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe parashikimi i plotë:

Lajme të ngjashme