Të paktën tre të vdekur pas bombardimeve ruse në rajonin lindor të Donetskut - NACIONALE

Të paktën tre të vdekur pas bombardimeve ruse në rajonin lindor të Donetskut

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se të paktën tre civilë ukrainas janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga breshëritë e artilerisë nga ushtria ruse në rajonin lindor të Donetskut ditën e hënë.

Sipas Reuters sulmet kanë dëmtuar dhjetëra ndërtesa banimi dhe infrastrukturë civile.

Rajoni lindor i Donetskut - një nga dy provincat që përbëjnë qendrën industriale të Donbasit që ka qenë në fokus të një ofensive ruse – kohët e fundit është përballur me granatimet më intensive.

Lajme të ngjashme