Të afërmit publikojnë fotografinë e 30-vjeçarit nga Malisheva që vdiq pasi ra nga një objekt ndërtimi - NACIONALE

Të afërmit publikojnë fotografinë e 30-vjeçarit nga Malisheva që vdiq pasi ra nga një objekt ndërtimi

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një 30-vjeçar nga Malisheva sot humbi jetën në kryeqytet, pasi ra nga objekti i ndërtimtarisë ku po punonte.

Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët, që edhe kanë publikuar fotografinë e tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai ishte i respektuar në fshatin Berishë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

"Ju njoftojmë se, sot, në orët e hershme të mëngjesit në vendin e punës ka ndërruar jetë Arbnor Fadil Berisha,nga fshati Berishë. I ndjeri ishte në mesin e personaliteteve i cili gëzonte respekt në fshat dhe përtej tij. Mungesa dhe humbja e tij për fshatin tonë është shumë e madhe.Zoti e shpërbleftë me dritën e xhenetit! Për kohën e ceromonisë së varrimit ju njoftojmë me kohë", shkruan në njoftim.

Lajme të ngjashme