Tatimi në pronë, ministri Murati thërret konferencë për media
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thirrur konferencë për medie.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo konferencë lidhet me tatimin në pronë dhe nis në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.
E menjëherë pas konferencës, rreth orës 11:30 ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritet të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Temë diskutimi do të jetë “Rritja e vlerës së faturave të tatimit në pronë”.
“Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203) 13:30”, thuhet në njoftim.
Rritja e faturave të tatimit në pronë, u kritikua nga qytetarët dhe nga partitë opozitare. Ankesa pati edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), të cilët deklaruar se këtë vendim e ka marrë niveli qendror.
