Tanku rus futet drejt e në rreshtin e minave të Ukrainës dhe shpërthen - NACIONALE

Tanku rus futet drejt e në rreshtin e minave të Ukrainës dhe shpërthen

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Momenti kur tank rus shkel mbi minat ukrainase dhe shkatërrohet i tëri

Pamjet e shpërndara nga medium britanik The Sun, tregojnë momentin kur një tank me ushtarë rusë shkel mbi një minë të montuar nga ushtria ukrainase dhe shkatërrohet i tëri.

Në videon e mëposhtme shihet se si tanku shpërthen dhe del menjëherë flakë nga ajo, por sipas mediumit britanik, shoferi ka shpëtuar nga ky shpërthim, por ai është kapur nga ushtarët ukrainas.

Lokacioni i këtij aksioni ende nuk është bërë e ditur, por sipas asaj që po ndodh në Ukrainë dhe luftimeve se ku po zhvillohen, duket se është në një rajon të Kherson. /Nacionale/

Lajme të ngjashme