Tahiri: Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t'i lë fëmijët jashtë shkollave - NACIONALE

Tahiri: Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t'i lë fëmijët jashtë shkollave

3 javë më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria duke anashkaluar komunikimin me sindikalistët po i lë fëmijët jashtë shkollave.

Tahiri thotë se Qeveria Kurti është shkëputur nga realiteti.

Ai këtij shkrimi i ka bashkëngjitur një fotografi para shkollës së fëmijëve të tij.

Shkrimi i plotë i tij:

Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t'i lë fëmijët jashtë shkollave

T'i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore.

Kjo qeveri erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narrativeve emocionale e humane. Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti!

P. S. Foto e bërë para shkollës së dy djemve të mi!

Lajme të ngjashme