Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit është skenar i Albin Kurtit
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka vlerësuar se moskonstituimi i Kuvendi është skenar i liderit të VV-së, Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se Kurti qëllimisht nuk po dëshiron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ai ka thënë se i pari i VV-së i ka ne qejf dramat.
“Nesër në mëngjeset mundet me funksionalizu Kuvendin, nuk e bën sepse janë skenarë të dramave e të filmave, edhe komikë. Po më shumë janë tragjikë sesa komikë. Që dy vjet ne flasim për sfidë e betejë politike. Pse flasim për sfidë dhe betejë politike? Se Albin Kurti e ka fuqinë e madhe popullore dhe ai e ka mundësinë me e blloku edhe në vazhdimësi me e zgjat krizën politike”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe kur ishte në opozitë Kurti ka qenë destruktiv.
“Kur Albin Kurti ka qenë në opozitë, e ka pas numër të vogël të votave, ai ka qenë edhe atëherë destruktiv, edhe atëherë ka qenë pengues, por ka qenë shumë i vogël, shumë i parëndësishëm edhe në tavolinat vendimmarrëse ku janë marrë vendimet e mëdha për Kosovën, nuk ka marrë erë. Fatmirësisht që s’ka mundur me qenë ato tavolina vendimmarrëse se as flamurin e Kosovës nuk e ka njohur”, është shprehur Tahiri.