Tahiri: Kurti me të vetët kanë për qëllim ta mbajnë diskursin publik e politik të bllokuar
Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se qëllimi i Albin Kurtit dhe njerëzve të tij është ta mbajë diskursin publik e politik të bllokuar në disa tema.
Ai ka bërë me dije se lideri i VV-së nuk dëshiron të flas për faktin se në shumë qytete të Kosovës sot nuk ka rrymë, se në QKUK mungojnë penjtë, kushtet dhe ilaçet.
Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kurti dhe njerëzit e tij nuk duan të flasin për gjerat që i preokupojnë qytetarët e Kosovës.
“Albin Kurti me të vetët kanë një qëllim të madh politik, ta mbajnë diskursin publik e politik të bllokuar në temat ku është tash e disa ditë. Ata nuk duan që të flasim për faktin se në shumë qytete të Kosovës sot nuk ka rrymë, se në QKUK mungojnë penjët, kushtet dhe ilaçet, ndërsa i vetmi burim që e mban sistemin në këmbë janë mjekët e motrat e përkushtuar, human dhe profesional. Nuk duan që të flasim për çmimet e ushqimeve që kanë shkuar në hava, as për ekonominë që është gati para falimentimit, e as për arsimin që është lënë anash”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Pra, synimi i tyre strategjik nuk është vetëm të na ndajnë në “ne” dhe “ata”, por edhe të na largojnë vëmendjen nga temat që i japin kuptim jetës së qytetarëve dhe të mos flasim për hallet e përditshme që po ua zënë frymën secilit prej nesh. Kjo betejë politke nuk është e pamundur të fitohet, por duhet zgjuarsi dhe fokus. E drejta është në anën tonë”, ka shkruar ai.