Tahiri i LDK-së: Ministër Murati, qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tuaj
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Muratit duke i thënë se qytetarët janë duke paguar çmimin e paaftësisë tuaj.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se, kriza e çmimeve është rezultat i paaftësisë së Qeverisë me ndërhy në treg me masa fiskale.
Ai tutje i ka thënë muratit se ju shkoi mandati duke fajësuar të tjerët për paaftësinë tuaj.
Postimi i plotë:
Ministër Murati, qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tuaj, e LDK po ju tregon sa i paaftë je!
Ja disa fakte: Çmimi i naftës zbriti pa pasur nevojë për ligj; çmimi i hekurit por edhe i materialeve ndërtimore zbriti po ashtu.
Lufta në Ukrainë po vazhdon, dmth edhe ky argument që e përdornit, ju iku.
Në Kosovë, kriza e çmimeve është rezultat i paaftësisë së Qeverisë me ndërhy në treg me masa fiskale.
Juve ju shkoi mandati duke fajësuar të tjerët për paaftësinë tuaj!
