Peci: Boll ma, rezistenca e gastronomëve për mosrespektimin e ligjit të duhanit është e papranueshme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shkruar në Facebook, se është e papranueshme se disa gastronom në mënyrë të organizuar, po tentojnë të mos e respektojnë Ligjin për Duhanin.
Peci nga terreni u është dretjuar këtyre gastronomëve me fjalët “Boll ma”, duke paralajmëruar inspektim të shtuar edhe gjatë vikendeve.
E plotë:
Boll ma!
Intenziteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave.
I falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në raportimin e rasteve ku thehet ligji.
Përkundër rezistencës së organizuar të disa gastronomëve, përveç se po vendosim rend dhe ligj, po e çojmë në vend edhe vullnetin e qytetarëve për ambiente pa duhan.
Kjo rezistencë dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve është e papranueshme.
Askush nuk mund ta minojë rendin edhe ligjin.
Zero tolerancë!