Tahiri: Ambasadorët e huaj në këmbë për të mbështetur Kosovën, ambasadorët tanë në fushata partiake - NACIONALE

Tahiri: Ambasadorët e huaj në këmbë për të mbështetur Kosovën, ambasadorët tanë në fushata partiake

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar një situatë paradoksale.

Derisa ka vlerësuar angazhimin e ambasadorëve të vendeve mike për të ndihmuar Kosovën, ajo ka thënë se krejt ndryshe po veprojnë ambasadorët e Kosovës.

Këta të fundit, ka vlerësuar Tahiri, ka po marrin pjesë nëpër fushata të VV-së.

“Ambasadoret e huaj ne kembe per te perkrahur Kosoven stabile e funksionale pas zgjedhjeve - ambasadoret tane ne kembe ne fushata partiake - cfare situate paradoksale - aleatet na shikojne me keqardhje..”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme