Syla: Nëse rritet çmimi i energjisë për 15%, kjo është plaçkitje - NACIONALE

Syla: Nëse rritet çmimi i energjisë për 15%, kjo është plaçkitje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka reaguar përmes një postimi në facebook për paralajmërimin e ZRRE-së, ku pritet që 15 për qind pritet të shtrenjtohet energjia elektrike.

Syla, ZRRE-në e ka quajtur të Vetëvendosjes e Martin Berishajt. Ai thekson se nëse rritet çmimi i energjisë elektrike për 15 për qind atëherë kjo është plaqkitje.

Ai thotë se nëse vjen një vendim zyrtar për këtë rritje, duhet të nisin hetim i thellë.

“Nese vendimi i ZRrE'së së Vetëvendosjes e Martin Berishajt është që të rritet çmimi i Energjisë Elektrike për 15%, atëherë kjo është plaçkitje e paskrupullt për kosovarët ku përfiton grupi i interesit të importit qe vjen nga Serbia dhe Republika Srpska, që rrugën ja ka çelë si kurrë mê parë Qeveria e Korruptuar e Albin Martin Berishës. Nëse vendimi zyrtar vjen me 15% rritje, këtu duhet të niset hetim i thellë. Vitin e kaluar energjia është shtrejtuar për afërsisht nga 6 cent në 21 cent për kilovat. Por nuk i dallojmë shtrejtimet sepse këtë e paguajmë me subvencione, nga buxheti dhe takstat tona”.

Lajme të ngjashme