Syla thotë se këto dy gjëra duhet të monitorohen: Ditëve në vijim vërehen efeketet e takimit me Blinken - NACIONALE

Syla thotë se këto dy gjëra duhet të monitorohen: Ditëve në vijim vërehen efeketet e takimit me Blinken

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Valon Syla, ka thënë se ditëve në vijim do të shohim se çka u zotua në takimin e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Syla thënë pas këtij takimi duhet monitoruar Presidenca dhe Qeveria për vendimet që do t’i marrin

1. Nëse janë marrë vesh për diçka të madhe, ja u organizojnë një foto oportunitet te rendesishem diku në Amerikë... nëse ka qenë takim protokollar kthehen normalisht pa evente të tjera shtesë... 2. Kur kthehen këtu duhet me u monitoru vendimet që Qeveria dhe Presidenca i merr pas këtij takimi dhe dinamika dhe qasja nëse ka ndryshu lidhur me bisedime me Serbi. A do ta implementojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin e Deçanit, a do të ketë qasje për përfundimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje finale, apo edhe diçka tjeter.”, ka shkruar ndër të tjera Syla.

Shkrimi i plotë i z. Syla:

Po e shoh që ka ekzaltime me vizitën në Amerikë. Shumë llafe palidhje të stilit, a po ju vjen inati, qe shkoj Albini në Amerikë e sene tjera patetike. Vizita e parë e tyre duket se ishte protokolare dhe asgjë më e veçantë. Kaq duket deri tash...

2 sende duhet me u monitoru pas kësaj për me kuptu efektin e kësaj vizite të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit te Blinkeni në Amerikë.

1. Nëse janë marrë vesh për diçka të madhe, ja u organizojnë një foto oportunitet te rendesishem diku në Amerikë... nëse ka qenë takim protokollar kthehen normalisht pa evente të tjera shtesë...

2. Kur kthehen këtu duhet me u monitoru vendimet që Qeveria dhe Presidenca i merr pas këtij takimi dhe dinamika dhe qasja nëse ka ndryshu lidhur me bisedime me Serbi. A do ta implementojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin e Deçanit, a do të ketë qasje për përfundimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje finale, apo edhe diçka tjeter.

Një gjë tjetër është interesant të veçohet nga takimi te Blinken se deklarimi për media ka ndodhë para takimit, dhe jo me pas takimit qysh bëhet zakonisht. Spati asgjë specifike nga deklarimi i palëve, dhe nuk pati as deklarim qëndrimi me komunikatë zyrtare pas takimit, e lere më ndonjë komunikatë të përbashkët... që do të merrej si zotim i një çështje për ta nisur ose për ta zbatuar në vend, ose në politika rajonale.

Por ditëve në vijim do të vërehen efeketet, a ishte takim protokollar qysh duket, apo diçka më special që do ti vërejmë efektet që i nisin mekanizmat politik dhe diplomatik në Kosovë. Te kqyrim.

Lajme të ngjashme