Syla: PDK-ja ka "behane", po pa të s'bën Kosova - NACIONALE

Syla: PDK-ja ka "behane", po pa të s'bën Kosova

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetari Valon Syla ka folur për rrugëtimin politik të Kosovës, duke e renditur si një prej shtyllave të rëndësishme të shtetësisë.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm në shtetndërtim, duke ngritur ambicien në një nivel tjetër.

“Nëse Banka Botërore ka thënë se mos bëni rrugë, ata kanë thënë eja të bëjmë autostrada. Gjithmonë e ka ngre ambicien. Nëse e kqyrim këtë aspektin tjetër, LDK ka qenë partia që ka përfaqësuar njëmend kosovarët. Tregimi i mosambicies. PDK ka qenë ajo që e ka ngrit ambicien kosovare.

A ka behane PDK? Po. Sikur të gjitha partitë. A ka qenë PDK partner i mirë i këtyre partive? Jo. Ka ditë me raste që mos të jetë partner i mire dhe i ka djegur të tjerët. Por PDK ka qenë trupi më proaktiv i politikës së Kosovës”, pohoi ndër tjerash ai në Pressing.

Lajme të ngjashme