Syla ironizon me deputetin e LVV-së: Kush e heshti Jahja Kokën Bërthamore? - NACIONALE

Syla ironizon me deputetin e LVV-së: Kush e heshti Jahja Kokën Bërthamore?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla, ka shkruar një status, ku ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokajn.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka pyetur me ironi se kush e ka heshtur deputetin Kokaj.

Kush e heshti Jahja Kokën Bërthamore”, ka shkruar Kokaj.

A po rrezikon Vetëvendosja ta humb armen e vetme nukleare nga Çabrati. Ku eshté Jahja Koka? – pyet me tutje Syla.

Ju kujtojmë se muaj me pare, Kokaj kishte thënë se kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari ndonjëherë i kërkon që të mos flasë.

"Këto mendime po kam dëshirë t’i jap, por është e vështirë ti të afrohesh te foltorja e parlamentit. Është vështirë se s’ta jep ty fjalën. Glauku ka respekt shumë të madh për mua. Por dikush, ta zëmë, deputeti i një partie çohet pesë herë në ditë flet. E unë e bëj aty… se është një procedurë… Ne jemi 58. Duhet t’i lajmërohesh kryetares së grupit parlamentar. Ajo kryetarja është gjakovare, ka respekt ndaj meje, thotë: profë, ta kalojmë edhe sot, mos fol, a di. Edhe sot ta kalojmë, mos fol, për arsye se s’je në rend dite ti me folë. Ama mua më vëlon sespe e di që janë kah flasin kot”, kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme