"Auuuuu", Jahja Kokaj: Do të uluroj në Kuvend, edhe pse askush s'më pyet - NACIONALE

"Auuuuu", Jahja Kokaj: Do të uluroj në Kuvend, edhe pse askush s'më pyet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka shkruar një status. Por jo për zhvillimet në veri.

Ndonëse tema më aktuale që nga dje është situata në veri pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, z.Kokaj duket krejt i pashqetësuar nga ajo çfarë po ndodh në Kosovë.

Ai ka zgjedhur të shkruaj për citimet që i ka në akademi.

Në postimin e tij të shkurtër, ai ka bërë nje fjali të çuditshme. Në fakt, ka përdorur një folje interesante. Deputeti Kokaj ka thëne se ai do të ulurojë në Kuvend për temat e energjisë.

Por, ai është treguar modest, duke thënë se askush se pyet për këto çështje.

“Ndaj edhe pse nuk me pyet askush, do te uluroj ne parlament me kete qendrim”, ka shkruar z.Kokaj.

Sipas fjalorit online të gjuhës shqipe, ky është kuptimi i ulurimës:

ulërím/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. zë i fortë, i zgjatur e therës a si me të qarë i ujkut, i qenit etj. kur ulërin; zhurmë e ngjashme nga disa sende a dukuri: kush bëhet me ujqër, do nxërë ulërimën (fj. u.); dëgjohej ulërima e erës. 2. klithmë e fortë dhe therëse e njeriut (kur ka ndonjë dhembje shumë të madhe etj.); kujë; kryesisht; numri shumës; britmë e fortë dhe e çjerrë: ulërimat e fëmijëve. 3. kuptim i figurshëm; zhurmë që bëhet për qëllime të caktuara; çirrmë: vuri ulërimën.

Deputeti Kokaj shpesh herë është bërë temë e mediave për shkak të qendrimeve të tij të çuditshme.

Madje z.Kokaj disa herë ka folur edhe latinisht në Kuvend, duke ngjallur kurreshtjen e njerëzve për ato çfarë po thoshte.

Gazeta Nacionale do të ndjek së afërmi z.Kokajn dhe do të raportojë për secilën risi nga aktiviteti i deputetit simpatik nga Gjakova.

Lajme të ngjashme