Sveçla tregon fotografinë e Radojiçiqit të armatosur, ishte prezent në Mitrovicë të Veriut edhe më 2022 - NACIONALE

Sveçla tregon fotografinë e Radojiçiqit të armatosur, ishte prezent në Mitrovicë të Veriut edhe më 2022

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur sot një konferencë për medie, ku kanë folur për sulmin në Banjskë dhe riorganizimin e grupit të Milan Radojiçiqit, njeriut që e udhëhoqi sulmin e parë të armatosur.

Në fjalën e tij, Sveçla ka shpjeguar hap pas hapi se si ndodhi sulmi në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Sveçla ka publikuar disa fotografi gjatë prezantimit të tij. Në njërin prej tyre, shihet edhe Radojiçiqi, i cili është i armatosur. Fotografia, sipas prezantimit të Sveçlës, është realizuar në dhjetor të vitit 2022, kohë kur në veri kishte barrikada.

Lajme të ngjashme