Sveçla: Sot Policia e Kosovës fillon qortimin ndaj shoferëve me targa ilegale - NACIONALE

Sveçla: Sot Policia e Kosovës fillon qortimin ndaj shoferëve me targa ilegale

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Policia e Kosovës sot fillon zbatimin e vendimit për targa, e që sipas shkallëzimit është masa e qortimit.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh edhe vet Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ftoi qytetarët që targat ilegale t’i shndërrojnë në RKS.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Sot, Policia e Kosovës, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend.

Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofroj siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Lajme të ngjashme